Këtu , kini nënën – Adem Nuhaj
Këtu , kini nënën ……
Sot , në këtë letër
Unë , po shkruaj me lotë
Për motra , vëllezër
Që , janë nëpër botë.
Dhe kur ke gëzim
Me sy , s’i shikonë
Dhe për hidhërim
Dot , nuk i takonë.
Më coptohet zëmra
Loti , gurin thyen
Se , kur e do nëna
Djali , dot nuk vjen.
Ç’qe , gjithë kjo rrëmujë
Në këtë dynja
Për një gotë ujë
Nëna , çupën s’ka.
Kam shumë për të thënë
Por , syri po qan
Dora , s’po më bënë
Penën , dot s’e mban.
Po më dridhet zëmra
Si , zog , harabela
Kur , shoh këto nëna
Vetëm rrinë tek dera.
I thash këto fjalë
Pa shkruar , s’mund të rrija
Se , shoh dal nga dalë
U plakë , Shqipëria.
Se , në këtë jetë
S’është , veç pasuria
Që të jesh i qetë
Duhet vllazëria.
Të vështir e kini
Që , të ktheni këmbën
Por , duhet ta dini
Këtu , kini nënën
Matan , sytë lotojnë
Sa , djersë kini lënë
Pse , mos të punojmë
Për , Shqipërin mëmë.
…….. Adem Nuhaj ……