November 21, 2024

Ballkoni vogël, në Vlor – Adem Nuhaj

Ballkoni vogël , në Vlor ……..

Ballkoni vogël , në Vlor
Sa , i rëndë , u bë , si mali
Më 28 – Nëntor
Kur , foli Smail Qemali.

Më “912 -tën
Gëzimi , çau edhe gurin
Fustanella me xhubletën
Në Vlor , kur ngritën flamurin.

Shqipja e rritur në shkëmb
Si , rrufe zbriti tek Vlora
Tek , flamuri zuri vënd
Edhe mbeti , zonjë mbi zonja.

U , ulë mbi bezen e kuqe
Që , me gjakê ishte lar
Në beteja , shtigje lufte
Që kish derdhur ç’do shqiptar.

Ndaj ne sot jemi krenar
Për atë , ballkon në Vlor
Ai është dhe mbetet mal
Si , më 28 – Nëtor.

Sa herë syri e shikon
Mëndja kujton historinë
Ata burra , të kujton
Që , firmosën Pavarsinë.

Mjekërr bardhi , bir nga Vlora
Kishte lindur , në Kanin
Flamurin ia ngriti dora
Bashkë me Isa Buletin.

Ajo ditë , i bëri bashkë
Ç’do lloj feje , gegê dhe tosk
Ata firmosën në kartë
Vëndit, do t’i dalim zot.

Shqipja , mëvetësin e mori
Të vulosur në Flamur
Ndaj , 28 -Nëntori
Është gëdhëndur , në ç’do gur.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: