Lavdi dëshmoreve… – Adem Nuhaj
LAVDI DESHSHMOREVE ……
Vijmë dhe ju nderojmë
Krenar , kokën lartë
Ç’do vit ju kujtojmë
Për gjakun , që dhatë.
Ju , nëpër lëndina
Lule kini mbetur
Lule more trima
Kurr , s’kini të vdekur.
Ju kujtojmë me mall
Ju , bijë edhe bija
Gjithmon jeni gjall
Se , rron Shqipëria.
Vdekja nuk ju trëmbi
Dhe pse , të rinjë fare
Si , shqiponja shkëmbi
Luftuatë , nëpër male.
Lindën luaneshat
Dhe rritën luan
Ato burrëreshat
I dhanë , për vatan.
Emri juajë , është shkruar
Në çdo gur e pllak
Lirin e fituar
E muarët me gjak.
Vijmë dhe ju nderojmë
Se , jemi krenar
Tokën , që gëzojmë
Me gjak kini larë.
Në gji , ju mban toka
Si , ju mbajti nëna.
Sa , të jetë bota
Do t’ju këndoj kënga.
Lëndinat me lule
Qielli plotë me yje
Vëndi gjithë nure
Nga gjaku , i tyre.
……. Adem Nuhaj ……