November 21, 2024

Ti, i kishe lajka – Adem Nuhaj

Ti , i kishe lajka ……..

Fryn , kjo erë e malit
Gjirin ta freskon
Si , burimi zallit
Kënga të buron.

Ç’të të bëjë i ziu
Fjalë , si do të hedh
Ikën , si veriu
Si , flutur më bredh.

Nga , po të çon udha
Moj , për kokën tënde
Mua , m’u tha buza
Pritëm , se më ç’mënde.

Po , më digjet xhani
Zëmra po gufon
Shpirti im nga malli
Dotë , nuk po duron.

Kur , të kalosh kodrën
Tek lisi , në kthesë
Të lutem , ngri dorën
Dhe më jep , një shpresë.

Ti , i kishe lajka
Kot , mua më trëmbe
Se , kur erdhi darka
Tek mua u gjënde.

Syri s’më gënjeu
Që , të hodha mallin
Dhe pse natë shëndreu
Ti , prure beharin.

Aroma e gushës
Erë , e trëndafilit
Si , lulet e fushës
Kur , çelin gjatë prillit.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: