November 21, 2024

Kjo është Mallakastra ime… – Adem Nuhaj

Kjo është Mallakastra ime ……

Kjo është Mallakastra ime
Me lëndina , kodra , maja
Grykat mbushur me burime
Kopetë , si nure në pllaja.

Kjo është Mallakastre këngës
Që , e derdh në ligjërime
Aty është loti i nënës
I derdhur nëpër vajtime.

Sa , trima dhe kapedanë
Ka rritur kjo Mallakastër
Në gjirin e saj i mbanë
Të gëdhëndur , në çdo vatër.

Kjo është Mallakastra ime
Plotë me derte dhe me halle
Te pret edhe me thërrime
Se , e ka zëmrën e madhe.

Me dolli dhe muhabet
Të thotë , bujrum , hajde brënda
Me bishtë , dashi të pret
Dhe në buzë , i buron kënga.

Kjo është Mallakastra jonë
Ndaj dhe ne , jemi krenar
Zëmër bardha , si dëborë
Fjalë ngrohta , flakë e zjarr.

Të shpërndar edhe pse jemi
Anë e mbanë , nëpër botë
Prap , zëmrën aty e kemi
Jemi , mallakastrijotë.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: