Dërgova, bilbilin… – Adem Nuhaj
Dërgova , bilbilin ……..
Pse , s’më erdhe mbrëmë
Atje , tek burimi
Gjithë natën me hënë
Jo , nuk u mbylle syri.
Shihja përmbi mal
Qiellin plotë , me yje
Mos , ti kishie dal
Ishie , midis tyre.
Mora monopatin
Të shihja shtëpin
Të të shihja shtratin
Ku , po flije tin.
Dërgova , bilbilin
Afër po këndonte
Te çukiste gjirin
Nga gjumi të zgjonte.
Dole në dritare
Dhe shikoje , Hënën
Lart , në ato male
Ti , dëgjove këngën.
Po dëgjoje këngën
Që , une po qaja
Me garjet zëmrën
Për ty , po e mbaja.
Ashtu , nëpër gjum
Nata të rrëmbeu
Të pruri tek unë
Mos , mbive nga dheu.
Ajo ves e prillit
Mbi flokë , të kish rënë
Dhe rrëshkiste gjirit
Ndrinte , si argjêndë.
Zëmra , po të rrihnte
Si , zog në dëbor
Si , rrodhe m’u ngjite
Përmbi kraharor.
Nën qiellin me yje
Përmbi trendelin
Hëna , ne të dyve
Na kishte zilin.
……… Adem Nuhaj ……