Ajo, këngë e ëmbël – Adem Nuhaj
Ajo , këngë e ëmbël …….
Nga gjumi u ngrita
Se , më zgjoi ëndrra
Thellë , nga ato gryka
Po më vinte kënga.
Kënga e bandillit
Që , e doja shumë
Si , këngë e bilbilit
Erdhi dhe në gjumë.
Rrija në dritare
Ashtu , e menduar
Ajo cyl dyjare
S’kishte , të pushuar.
Ndizte gjithë malin
Ajo melodi
Më gëzonte xhanin
Se , i bije ti.
Mjaltë , kënga jote
Zëmrën seç ma çau
Dot nuk po duronte
Të vinte sabau.
Kënga , zjarrin ndizte
Ç’të bëja e shkreta
Çobani më priste
Ku , punonte bleta.
Mali , mbushur plot
Me lule nga prilli
Bashkë me mua sot
U zgjua bilbili.
Ajo , këngë e ëmbël
Dhe ajo , dyjare
Ashtu , si në ëndërr
Më çoi lart në male.
Dashurinë , qê kishim
Aty e rrëfyem
Mjaltë në hoje ishin
Puthjet , që shkëmbyem.
……. Adem Nuhaj ……