Dil më prit, tek vatha – Adem Nuhaj
Dil më prit , tek vatha ……
Në një faqe mali
Ku , piqte shullëri
Një tingull longari
Aman , se më çmëndi.
I binte bariu
Ashtu , sipas qejfit
Zëmrën ma përpiu
Si , valët e detit.
Ç’të bëja e mjera
Ç’të bëja e gjora
U nisa , si era
Rrugës malit mora.
Fluturat , më ndiqnin
Mbi bar dhe mbi lule
Zjarr në gji , më ndiznin
Ata , tinguj cule.
Dallandyshet mblidhnin
Lule nëpër mal
Dhe mua m’i hidhnin
Si , kuror mbi ball.
Ikja , nëpër rrëza
Gjethet mbanin vesën
Më vinte thëllëza
Me pëndë , fshihte djersën
Gjunjët nuk më mbanin
Po , më digjej xhani
Sa , të gjeja stanin
Ku , binte longari.
Dil më prit , tek vatha
Çoban , thashë do t’vija
Jo , s’po më djeg vapa
Por , kjo dashuria.
Me ty , djal i ri
Kam rënë në sevda
Të më mbashë , në gji
Të më mbashë , në krah.
……. Adem Nuhaj …..