December 3, 2024

O moj shqipe, me dy krena – Adem Nuhaj

O moj shqipe , me dy krena

O moj shqipe , me dy krena
Moj e rritura në shkëmb
Gjakun tend , kemi në vena
Ku të dhëmb dhe ne na dhëmb.

Nuk durojmë , të poshtërojnë
Asnjë krajl , nëpër bot
Po deshën , le ta provojnë
Gjaku ynë , bëhet barot.

Ti , ke dhe dy krahë të tjerë
Kosovën me Çamërin
Për nevojë, i ke në derë
Të kanë nënë , iu ke dhënë gjin.

Shqipe moj , ti shumë ke vuajtur
Në rrugën tënde , në shekuj
Por , folen ti e ke mbrojtur
I ligu , rehat s’ka gjetur.

Vargjet , për ty shqipja ime
Dalin , si gurr në buronjë
Mburremi , të kemi trime
Ti , ke qën dhe mbetesh zonjë.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: