U futëm, tek tënda – Adem Nuhaj
U futëm, tek tënda
Mjergulla në male
Ne , të dy na zuri
Një stuhi e madhe
Rrebeshin , na pruri.
U futëm , tek tënda
Të dy , në një gunë
Po më hidhej zëmra
Ç’të të bëja unë.
Mali , puthte retë
Ti , buzët e mia
Në qiell , flak rrufetë
Tek ne , dashuria.
Ashtu , si sorkadhja
Kur , në rrëza vete
Dhe ti , si manarja
Tek unë , u mbështete.
Shiu , si litar shkonte
Në strehet e tëndës
Loti yt pikonte
Mbi zjarrin e zëmrës.
Jo , unë nuk u trëmba
Kur , shpërthenin retë
Ne shpërthenim brënda
Më shumë , se rrufetë.
I ulur mbi shark
Pranë , gjirit tënd rrija
Culës për merak
Për ty , unë i bija.
Culën , ti degjoje
Sytë , tek mua mbaje
Leht një këngë këndoje
Si , thëllëzë e qaje.
Dhe retë u shpërndan
Mbi ne , doli dielli
Kur , hodhëm sevdan
Ne , tek njëri tjetëri.
Zogjtë e nisën këngën
Ashtu , me avaze
Sorkadhet , lanë rrëzën
Dhe dolën në valle.
…….. Adem Nuhaj ……