Pse rrimë, të larguar ? – Adem Nuhaj
Pse rrimë , të larguar ?
Në ëndrrat e mia
Në ëndrrat e tua
Vjen kjo dashuria
Tek ty dhe tek mua.
Si , zjarr në furtunë
Vjen kjo dashuri
Pa gjumë mbetem unë
Pa gjumë betesh ti .
Po , na ikën dëm
Kjo nata me ëndrra
Hajd , dalim në lëm
Të piqen dy zëmra.
Po , na ikën dëm
Kjo natë e bukur
Dil , ku të kam thënë
Veç , për një të puthur.
Pse rrimë , të larguar?
Pse , vuajnë këto zëmra?
Më mirë të bashkuar
Siç jemi në ëndërra.
T’i bashkojmë , zëmrat
Sa , të kemi jetë
Edhe këto ëndërrat
Të na lënë , të qetë.
…….. Adem Nuhaj ……