November 21, 2024

Mallakastra, themel guri – Adem Nuhaj

Mallakastra , themel guri …….

Hedhur themelet , prej guri
S’të tund dotë , asnjë tufan
Mallakastër , të ndrin nuri
Historinë , brënda e mban.

Ti mban brënda trimërin
Nëpër shekuj , të nderon
Diturin dhe bujarin
Si , mbi det , në këngë noton.

Qysh në Vlorën e njëzetës
Ty , ta njohën trimërin
Treqindë djem , iu bashkuan çetës
Krah për krah me Labërin.

Mallakastra , anë më anë
Si , e larë në argjënd
Sa trima , sa kapedanë
Ti i mbanë , në gjirin tënd.

Ato ditët e beharit
Të vitit , dyzetetren
Për t’i dalë zot vatanit
Lidhe besën , në Poçem.

Linde , rrite , trima mali
Vdekja nuk i trëmbi kurr
Si , Rrapo , Dervish Hekali
Historin , e shkruan në gur.

Shtatin lart , hedhur si lisi
Gjaku u vlonte në vena
Ishte komisar , Ramizi
Dhe trimi , Dino Kalenja.

Bir , i Çorrushit me nure
Për vatan , pushkët rrëmbeu
Komandant dhe strateg lufte
Lengjendari , Mehmet Shehu.

Ato nëna , gjinë kur dhan
Kishin qumësht luaneshe
Ndaj u rrinë , u bënë luan
Për kalem dhe për dyfeqe.

Për lirin edhe për nderin
Sa , shumë dëshmor të janë vrar
Gjithë malet , sikur t’i mbledhim
Nuk mjaftojnë , për lapidar.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: