November 21, 2024

Labëria, nur mbi nur – Adem Nuhaj

Labëria , nur mbi nur ……

Labëria , plot me hone
Labëria , nur i rrall
Me tradita dhe zakone
Poshtë det e lart mal.

Gërxhe , brinja dhe livadhe
Majat , si të prer me thik
Kjo është Labëri e Madhe
Si , për shok edhe për mik.

Fshatrat ngulur rrëzë malit
Vajzat flutur , djemtë levena
Syri , çika e stërrallit
U këndon pushka dhe pena.

Labëri , zonjë me temina
Plot me trima , kapedan
Kodra , gërxhe dhe lëndina
Mbushur plot me lapidar.

Ata bijë dhe ato bija
Që , i rritën nënat labe
Ishin flakë , si vetëtima
Ndaj për ta , ti je krenare.

U rritën , tek Labëria
Si , shqiponja , luan mali
Kur , u cënohej liria
Mirnin flakë , si vetë strralli.

Labëri , moj zonjë e rëndë
Trimat , që linde skan vdekur
Janë , në vargje dhe në këngë
Dhe në histori , kanë mbetur.

Labëri , nuri mbi nur
Valë e detit , të puthë ballin
Dhe shqiponja në flamur
Të krenon dhe ta shton namin.

……… Adem Nuhaj …… .

Shpërndaje në facebook: