November 21, 2024

I larguar, tretem në mall… – Adem Nuhaj

I larguar , tretem në mall …..

U rrita , ku s’kam të ngopur
Nëpër gërxhe , kodra , pyje
Lezeti s’kishte të sosur
Kur dilte , Hëna me yje.

Lozja , bridhja në lëndin
Herë mbathur e herë zbathur
Ishim shumë çiliminje
Bënim lojën , me të kapur.

Çoja bagëtin , në mal
Me trastë rrobe , merja bukën
Pakë djathë , një shishe dhall
Dhe pas gjës , e merja udhën.

Mbushur vëndi kodrinor
Plot me shkurre dhe dëllënja
Kur , binte shi dhe dëbor
Me ngracka , kapja mullënja.

Me shkarpa , zjarrin e ndizja
Dhe pakë krip , merja me vete
Mullënjat në prush i piqja
Shijonte , për shtatë qejfe.

Shiu në male , kur më zinte
Futesha , në guva , rrëza
Atje , ku sorkadhja rrinte
Ku , strehohej dhe thëllëza.

Pale , kur vinte pranvera
Lulet nuk kishin të sosur
Ndaj më shkon mëndja ngahera
E kujtoj e s, kam të ngopur.

Bridhja mbi gur dhe mbi shkëmb
Nëpër pllaja , kodra , pyje
Në këmb hynte ndonjë gjëmb
Rrinte ditë dhe bëhej ndrydhje.

Atje , një behar të tërë
Me pemë , të mbyste shumica
Frutat ishin , sërë _ sërë
Nga mëni , në fund gorrica.

Loznim , qeshnim gjithë gëzim
Kishte nur , ajo mëhall
Por , tani për vëndin tim
I larguar , tretem në mall.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: