Të pashë, kur veroje… – Adem Nuhaj
Të pashë, kur veroje…
Rrëzë , një lajthie
Të pashë , kur veroje
Po , rrije në hije
Si , bleta mbi hoje.
Ujë , tek burimi
Buza jote pinte
Mbi kokë , gjelbërimi
Si , vello të rrinte.
Dhe mua në brinja
Ajo vapë , më zuri
Rruga me dredhina
Tek ty , seç më pruri.
Zjarri , po më digjte
Buza ujë kërkonte
Por , donte të pinte
Ku , piu buza jote.
Sa , po , na shijonte
Hija tek burimi
Mbi kokë , na këndonte
Një këngë , bilbili.
Zjarri dashuris
Të dy , po , na digjte
Ç’ti bënim zilis
Vërdall , po , na vinte.
Ç’po , më kundërmonin
Gusha edhe faqet
Aromën , që çonin
Sikur , manushaqet.
Buza , buzën puthi
Zjarri i kish djegur
Sikur bleta pruri
Mjaltin , që kish mbledhur.
Dhe gjethet e pyllit
Mbi ne , po vallzonin
Ty , lotët e syrit
Mbi mua pikonin.
Si , një pikë kristali
Loti yt , kur binte
Ishte lotë malli
Thellë , nga zemra dilte.
……….. Adem Nuhaj ……..