November 21, 2024

Ëndrrat, vijn e venë – Adem Nuhaj

…….. Ëndrrat , vijn e venë ………

Rrugës malit vije
Me fustan të bardhë
Si , lule qershie
Si , lulja mbi dardhë.

Gjithë nuri pranverës
Mbi ty , paska rënë
Tek burimi lerës
Pusin , ta kam zënë.

Lulet e pranverës
Mbi ty , qënkan derdhur
Të malit , të pemës
Aromën , ke mbledhur.

Ëndrrat , vijn e venë
Të dy , nuk po flem
Ti , rrugën e gjenë
Në ëndrra më vjen.

S’do ta çoj pusin
Aty , në mas pyllit
Sa , të të puth syn
Nën lulet e blirit.

Ç’qënka dashuria
Si , mjalti në hoje
Se , puthjet e mia
Edhe ti , i doje.

Buzën , kur ma dhe
Po , të digjte zjarri
Tek unë , mbete pre
Si thëllëzë , gjahtari.

Pre , tek mua mbete
Në ndjenjat e mia
Dashurin e gjete
Ku , t’u ngrit pusia.

Loznim në livadhe
Mbi ne , lozte Hëna
Nga sevda e madhe
Të dy , mbetëm brënda.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: