Mos ke rënë nga qielli – Adem Nuhaj
…..Mos ke rënë nga qielli ……….
Në sy , të ndrin dielli
Në buzë , trëndafili
Ç’të të bëjë i mjeri
Ç’të të bëjë bandilli.
Vetullat gajtan
Kush t’i ka punuar
Syri , si filxhan
Vallë , kush ta ka shkruar.
Dhe flokët e zinjë
Derdhur , si ujëvar
Të hedhur mbi gjinjë
Si , mjergull mbi mal.
Trupin , që ke tin
I hedhur , selvi
Mos mbi trendelin
Më je rritur ti.
Këngën , kur këndon
Pushon dhe thëllëza
Dhe ty , të dëgjon
Streve , nëpër rrëza.
Nga këngët e tua
Pushon dhe bilbili
Vijnë , më marin mua
Si , një fllad prilli.
Mos ke rënë nga qielli
A , je larë në Hënë
Apo , vall ylberi
Ngjyrat , t’i ka dhënë ?.
Cfar t’i bëjë sevdas
Që , tek ty është hedhur
Gjithë nuri dynjas
Mbi ty , qënka derdhur.
Më jep , të puthë syn
Mos më lërë , të tretem
Për syrin , që ndrin
Në merak do mbetem.
…….. Adem Nuhaj …….