Kur dole tek dera – Adem Nuhaj
…….. Kur , dole tek dera …….
Kur , dole tek dera
Si , ftuja bardhule
Porsi vetë pranvera
E mbuluar me lule.
Moj lulja me ves
Dukesh , gjeraqin
Kur , mer atë fshes
Dhe shkallët i fshin.
Meraku më zuri
S’po më iknin sytë
Ti , me ujë pusi
Lulet i vaditë.
Mbi vetull , sa bukur
Ke lidhur shamin
Shkon e vjen , si flutur
Kur , më fshin avllin.
Këput borzilok
Këput , menekshe
Sytë i mbanë , në tokë
Bënë , sikur s’më sheh.
Por , bishti i syrit
Mua , seç më zuri
Si , sorkadhe pyllit
Tek mua të pruri.
Ç’të , të bëja unë
Rashë , në mes të prushit
Dhe ethet më zunë
Në ditët e gushtit.
U ndezën dy zjarre
Thashë , mos u ndez stralli
Kur , buzën ma fale
Aty , u pa malli.
Malli , ishte mbledhur
Me muaj dhe me vite
Në zemër kish mbetur
Dhe mezi , po priste.
…….. Adem Nuhaj ……..