November 21, 2024

Beharin na prure – Adem Nuhaj

…….. Beharin , na prure ………

Të shoh , nën dardhë
Ku , lulet kanë çelur
Me fustan të bardhë
Mos , vellon ke hedhur.

Zogjtë , degët i mbushin
Edhe cicërojnë
Lule dardhe shkundin
Flokët , t’i mbulojnë.

Lartë , në bregore
Në gjunjë , më ule
Kur , si flokë bore
Lulet bienë mbi lule.

Dhe flladi i malit
Faqet , ledhatonte
Palët e fustanit
Sikur numëronte.

Lulet mbi ty binin
Por , s’rrinin në vënde
Ca , tek mua vinin
Me aromën tënde.

Mbeçë , duke parë
Lulen , nën lule
Zjarri më kish dalë
Sipër , k’saj lëkure.

Dhe drita e syrit
Mbeti e verbuar
Aty , në mes gjirit
Ku , honi formuar.

Ti , ishie një lule
Si , lulet mbi dardhë
Syri yt , gjithë nure
Rrethuar me qepall.

Me bukurinë tënde
Bashkë me ato lule
Në gjithë këto vënde
Beharin , na prure.

…….. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: