Bredh e loz, si flutur – Adem Nuhaj
…….. Bredh e loz , si flutur …….
Këto ditë Prilli
Plot me jeshillëqe
Me këngë bilbili
Me këngë thëllëze.
Mbushur plot me ngjyra
Vëndi lulëzuar
Sikur , kjo natyra
Qylymat , ka shtruar.
Çelur manushaqe
Në shkurre , në rrëza
Në një degë lofate
Cicëron mëllënja.
Në një faqe mali
Seç , verdhon një than
Ky bilbil gjyzari
Këngën , po e qan.
Mbushur plot me lule
Çdo avlli shtëpie
Bahçet , lule kumbulle
Dhe lule qershie.
Bashkë me këto lule
Shoh , një vajz të bukur
Rritur me pekule
Bredh e loz , si flutur.
Kur lodhej , më rrinte
Ku , kish çelur ftoi
Shikimin , ma hidhte
Si , një pikë kroi.
Pash , që ishte ndezur
Një merak , nga hera
Si , sythi i fjetur
Kur , e çel pranvera.
Si , lulet në maja
Që , çelen nga Prilli
Mbi trupin e saja
Zjarr dilte nga gjiri.
Mbi barin , vesuar
Si , sorkadhe bridhte
Unë , duke gjurmuar
Vëzhdagën , që linte.
……. Adem Nuhaj …..