November 21, 2024

Honet, që ke ti… – Adem Nuhaj

……… Honet , që ke ti ………

Të shikoj çdo ditë
Kur , ikën mbi thua
Më kanë mbetur sytë
Tek honet e tua.

Mbi lulet e prillit
Këmba jote shkonte
Kënga e bilbilit
Ty , të shoqëronte.

Ç’të paska bërë zoti
Që , të lë pa mënd
Një lule sopoti
E mbirë , mbi shkëmb.

Honet , që ke ti
Të burojnë , si krua
Ndaj , unë ujë do pi
Tek honet e tua.

Aty , në mes gjinjve
Një hon , i formuar
Do vë buzën time
Etjen për ta shuar.

Ngyrat , sërë – sërë
Si , i ka pranvera
Zoti të ka bërë
Dhe hone , të tjera.

Del , loti nga syri
Si , një pikë në hone
Si , një pikë burimi
Në ato sinore.

Në ditët e nxehta
Kur , nuk ka burime
Tek ty , unë gjeta
Ujë , për buzën time.

S’ishte tamam ujë
Që , mali e bie
Por , ishte më shumë
Burim , dashurie.

S,e desha burimin
Dhe , pse jesh në krua
Kur , të putha gjirin
Burim , ish per mua.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: