November 21, 2024

Unë lozja, ti qeshje – Adem Nuhaj

Unë lozja , ti qeshje …….

Në hije , kur rrinim
Në pikun e vapës
Mbi flokë , ty të binin
Lulet e lofatës.

Rrinim në lëndin
Syri shihnte syrin
Unë me trendelin
Të , të mbushja gjirin.

Si , kulprat në krua
Gërshetat e gjata
Një , pleksur , tek mua
Tjetëra , tek lofata.

Ndrinin , si argjënd
Në ball , bulza djerse
Me gërshetin tënd
Unë lozja , ti qeshje.

Si , në mjergullnaja
Syri mirë s’po shihnte
Verbuar nga sevdaja
Nga zjarri , që digjte.

Nga zjarri , që digjte
Buza ishte thar
Vapa rrushin piqte
Varur në lastar.

Një puthje ta mora
Tjetërën , ma dhe vetë
Tani , thashê shpëtova
Nga vapa e nxehtë.

Buzën tënde shihja
Trëndafil e bërë
Aty , sikur pija
Një krua të tërë.

Aromë , trendeline
Trupi yt lëshonte
Dhe në buzën time
Mjaltë hojesh buronte.

Ishte dashuria
Si , qumësht nga bleta
Për ethet e mia
Ilaç , tek ty gjeta.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: