November 21, 2024

Bilbilit, s’ po i shkon kënga… – Adem Nuhaj

…….. Bilbilit , s’ po i shkon kënga …….
.
Po “vajton ” , kjo degë e rrapit
Hije rëndë e shekullor
Për bijat e bijtë e fshatit
S, po i sheh më , nën kuror.

I bien gjethet , prap i çel
Ikën dimri , vjen behari
“Sytë ” vërdall , ajo i hedh
Mos , ndonjë e ka marë malli.

Dhe ajo , pjergull serin
Majë lisit është ngjitur
“Shikon rreth e shqyen syn”
Se , ka mbetur pa krasitur.

Nëpër degë , sikur vajton
Çelet , zgjat atë lastar
Pika loti , ajo çon
Nuk ka dorë , që ta tarr.

” Vajton ” ara dhe parmënda
Këmbë e bujkut , s’po i shkel
Bilbilit , s’po i shkon kënga
Mbetur vetëm , ndaj s’i del.

Edhe burimet në lugje
Mbushur me gjethe dhe myshqe
S’pi më ujë , një buzë çupe
Që vinte , si dellandyshe.

Lulet dalin , në lëndin
Mbushinn vendin , ngjyra-ngjyra
Por , s’shkel më , si gjeraqin
Ajo vajzë , gjithë nur fytyra.

Kërraba ka mbetur varur
E mer malli , për kopen
Një këmbë qëngji për ta kapur
“Thot me vete , ku po flen”

Mokrrat rrinë , “ngrohen ” në diell
Me gjethe e bar mbuluar
Drithin , nuk e bëjnë më miell
S’ka më dorë , për t’i punuar.

Këmjet , masha edhe saçi
Rrin mbeshtetur , tek oxhaku
Vatra s’pjek më brumë kulaçi
Plur dhe ndryshkë , ka zënë jamaku.
……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: