Po më tretë, ky malli… – Adem Nuhaj
………. Po më tretë , ky malli ……..
Po më tretë , ky malli
Për vëndlindjen time
Të pi ujë , tek zalli
Dhe nëpër burime.
Të shkel , shualli këmbës
Mbi atë tërfil
Edhe tja marë këngës
Me atë , bilbil.
Dua të veroj
Në gryka , në rrëza
Dhe etjen , ta shuaj
Ku e shuan thëllëza.
Të fle në lëndina
Me Hënën e natës
Ku mbytë , trendelina
Si , erë e livandës.
Të fle , nëpër pllaja
Të më ruaj Hëna
Me këngët e saja
Të më zgjoj thëllëza.
Malli , më ka marë
Për stanet , në brigje
Për cul e longarë
Për këmbor e zile.
Një blegërim qëngji
Dua , ta dëgjoj
Me bletët , tek shkëmbi
Me to , të punoj.
Larg , në mall i tretur
Për miqë e për shokë
Për ku , unë kam fjetur
Bam , bëri kjo kokë.
Kam mall , ku u rrita
Ku , kam babë e nënë
Ku , më pret tradita
Që , ata kanë lënë.
…….. Adem Nuhaj ……..