Të pashë, qysh në lule – Adem Nuhaj
………. Të pashë , qysh në lule ……..
Të pashë , qysh në lule
Prita , sa u poqe
U rrite gjithë nure
Jo , nuk kishie shoqe.
E skuqur e tërë
Qëndron në një deg
Zoti kishte bërë
Të bukur , një sheg.
Mua , më shikoje
Moj shega majhoshe
E pashë , që më doje
Por , pse nuk ma thoshe.
Do të pres përgjigjen
Gjer në vjesht të parë
Pastaj , do të ngjitem
Në deg , për të marë.
Majhoshe , moj sheg
Zemrën ma plagose
Kur , të shoh në deg
Si , zjarr kuqaloshe.
Pran degës , unë erdha
Dora u zgjatua
Degën tundi era
Dhe ti , re mbi mua.
Në gji , unë të prita
Në tokë , mos të bije
Buzën , tek ty ngjita
Ilaç , ajo shije.
Moj shega e kuqe
Moj shega majhoshe
Dhe ti , kur më puthe
Sëmundjen ma hoqe.
……….. Adem Nuhaj ………