November 21, 2024

Më mer malli, për vatanin – Adem Nuhaj

….. Më mer malli , për vatanin ……

O malli mbi mall , më trete
Për atë , vëndlindjen time
Fluturimthi them të vete
Të pi ujë nëpër burime.

Tek burimet , si kristali
Ku , gjethe dushku kan rënë
Ku është fusha , ku është mali
Ku , lotin atje kam lënë.

Më trete , o mall më trete
Për ato çikat e strallit
Ku , më rriti ajo djepe
Ku , më pret gur i vatanit.

Në hijet , që bënë lofata
Të rri , ditët e beharit
Të veroj , kur të bjer vapa
Nëpër gjethet e lastarit.

Të shoh pyjet dhe lëndinat
Luginat , gërxhet dhe rrëzat
Të mar këngën , me bilbilat
Të hedhë valle, me thëllëzat.

Sa , mall kam për ty vendlindje
Të rri , me Hënën në male
Të degjoj këmbor e zile
T’i bie culës dyjare.

Më mer malli për vatanin
Për ata përrenjë dhe shtigje
Të dalë dhe të shëroj xhanin
Nëpër kodra , nëpër brigje.

Të shikoj , ato varreza
T’i pastroj , t’ju ndez cigar
Atje prehen shumë breza
Ku , ka rrënjët cdo lastar.

Ikëm dhe të lamë nga halli
Me lotë , po e lajmë botën
Por , për ty s’na shteron malli
Se , aty e kemi kokën.

……. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: