November 21, 2024

Të prisja me mall – Adem Nuhaj

……. Të prisja me mall …….

Po prisja në hije
Atje nën dardhë
Fjala , që the die
Gjumin kishte marë.

Ajo fjalë , të dua
Që , goja ta tha
Zjarr më ndezi mua
Më çoi në ava.

Të prisja me mall
E dija , do vije
Se , i thonë një fjal
Dardha , nën dardhë bie.

S’po më zinte gjumi
S’po ndjeja rehatë
Më , sa fjeti lumi
Fjeta atë natë.

Të pashë , kur dhe ballë
Tutje në lëndina
Me fustan të bardhë
Gusha me temina.

Mbi lule , si flutur
Thëllëzë përmbi vesë
Flokët duke tundur
Më vije serbesë.

Për ty është xheloze
Edhe vetë , dardha
Bukuria jote
Si , lulet e saja.

Vëndi , s’po më mban
Lule të kam mbledhur
Kur .të më vish pran
Gjoksit , për t’i hedhur.

E shkreta sevda
Më hodhi , tek ti
Të , të mar në krah
Të , të mbaj në gji.

Të fle dhe të çohem
Tek flokët e gjata
Nga vesa të mbrohem
Kur , të na zërë nata.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: