Syri, ushqim i sevdas – Adem Nuhaj
…… Syri , ushqim i sevdas ……
Shikimet e syrit
Ushqejnë , dashurin
Si , vesa e prillit
Lulet në lëndin.
Syri yt , të sheh
Ìmi , të shikon
Zemra zgjohet , s’fle
Pastaj , dashuron.
Si , flakë vetëtime
Si diell , që ngroh lulen
Dhe ato shikime
Në zemër , na ngulen.
Shikimet e mia
Shikimet e tua
Thonë fjalë të mira
Më shumë , se , sa gjuha.
Thellësi e tyre
Si , një oqean
Kur , hedhin shikime
Na e shtojn sevdan.
Të shikojn nga largë
Shikojnë , bukurin
Edhe bëjnë plagë
Edhe bëjnë shërim.
Kur , u pëlqen nuri
E shikojnë , me ëndje
Për , mos ta zënë gjumi
Ja çojnë , asaj zëmre.
Ti , o sy i bukur
Po me ne , ti ç’pate
Sa herë , na ke futur
Në ato mëkate.
Po , ç’të bëjë dhe unë
Syri , ne na thotë
Se , unë shikoj shumë
Dhe nuk i fsheh dotë.
……. Adem Nuhaj …….