November 21, 2024

Si rrufe godite – Adem Nuhaj

……… Si , rrufe godite …….

Gjumin , pse ma prishe
Më thuaj , pse s’ma thua
Mbrëmë , gjithë natën ishie
Në ëndërr me mua.

Pse , s’vjen më takon
Kur , unë jam tek tënda
Por , vjen dhe më zgjon
Natën nëpër ëndrra.

Kur , jam nëpër male
Kur , rri nëpër hije
Unë , culës dyjare
Veç për ty i bie.

Zogjtë nëpër penxhere
Vijnë , duke kënduar
Të , të bien habere
Unë , i kam dërguar.

Haber , të kam çuar
Të më vish tek tënda
Dhe kur jemi zgjuar
Të , na duken ëndrra.

Nëpër trendelin
Ne , të mbyllim sytë
Ti , mbi gjoksin tim
Unë , tek gjiri yt.

Do të këndojm këngë
Bashkë , me tinguj cule
Atë , gjirin tëndë
Ta mbuloj me lule.

Ëndrrat , ty të ngritën
Tek mua , të prunë
Të dy i shoshitëm
Hallet , që na zunë.

Si , rrufe godite
Dashurin e zgjove
Buzën , që po digjte
Me puthje , mbulove.

Rrebesh , u lëshova
O moj mikja ime
Dhe ty , të mbulova
Plotë me përqafime.

…….. Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: