Naim Frashëri, vjershëtori – Adem Nuhaj
….. Naim Frashëri , vjershëtori ……
Naim , zgjove djalërin
Si ,vullkan ua ndeze zëmrën
Ì zgjove për Shqipërin
Se , këtu e kishin nënën.
Pena , të buronte mjaltë
Mëndja jote , ish flori
Shqipëria pati fat
Që , lindi një djalë , si Ti.
Zgjove kombin shqipëtar
Me ato vargjet e tua
O bilbili , këngëtar
S’pushove , si ujët në krua.
Jetën tënde e kushtove
Për trojet e Shqipëris
Vargje të ëmbla i shkrove
Bagëtis e bujqësis.
Pena të kullonte mjaltë
Kur shkruaje për Shqipërin
Për malet , lisat e gjatë
Për fushat me trendelin.
Vargjet e tua , kanë mbetur
Në ç’do zemër kraharori
Ku , trimat nuk kanë të vdekur
O Naim , vjershëtori.
Shkruajte shumë , për mëmëdhen
Për kombin , për robërin
Pushkë e bëre , atë penë
Të shpëtoje Shqipërin.
O Naim , poet i shquar
Shkruajte vargje , që s’harrohen
Çdo zëmër e mbajte zgjuar
Prapë , me vargun tëndë zgjohen.
…….. Adem Nuhaj ……