November 21, 2024

Këngë e Pilurit buron – Adem Nuhaj

……… Këngë e Pilurit buron ……..

O Pilur mbuluar me nure
Të buron këngë e traditës
E përzier me tinguj cule
Nga vargjet e Lefter Çipës.

Bilbilat zbritur nga mali
Këngën , po e ligjërojnë
Ì ka mbledhur festivali
Ì ka mbledhur , kënga jonë.

Kënga jonë shqipëtare
Mjaltë e pastër , si burim
Buron në fusha në male
Kënga e atdheut tim.

Ku , verdhon trendelina
Është ulur , Hëna dhe Dielli
Po vallzojn nëpër lëndina
Aty , ku është dhe Lefteri.

Tek ata lisat e gjatë
Ku , vargjet ia shkruante pena
Ajo penë , buronte mjaltë
Ndaj mbeti , Lefter legjenda.

Këngë e Pilurit buron
Fluturon edhe mer dhen
Është ilaç , që të shëron
Është ilaç , që nuk e gjen.

Është këngë , që ka buruar
Nëpër breza , nëpër mote
Si , mjaltë lulesh e kulluar
Kjo është kënga piluriote.

……….. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: