November 21, 2024

Shqipëri, moj nënë fisnike – Adem Nuhaj

…….. Shqipëri , moj nënë fisnike ……..

E shikoj Shqipërin mëmë
Nga Vermoshi gjerë në Dropull
Bukuri , në çdo pëllëmbë
Syri im , nuk ka të ngopur.

Me livadhe dhe lëndina
Gryka , brigje , male , pyje
Të mbyt erë trendelina
Djemtë levena , vajzat yje.

Kala , kështjella , legjenda
Kudo , vënde historike
Ku , flet pushka edhe pena
Shqipëri , moj nënë fisnike.

Shqipëri , kala mbi male
Kokën s’e ke ulur kurrë
Ndaj qëndron e je krenare
Me shqiponjën në flamur.

Vitet ikin , shekujt vijnë
Shkon dhe vjen , njerëzia.
Koha , ndryshon shoqërin
Ty , të mbetet bukuria.

Ke kënduar e qar me lot
Këmbë e huaj dhe të ka shkelur
Por , besën s’ta muarën dot
Bukuria , prapë ka ngelur.

Zoti , ty të ka bekuar
Me të gjitha bukurit
Dhe ata , që janë larguar
Prap nga ty i kthejnë sytë.

Se , nuk shkrihen këta male
Nuk shterojnë , këta burime
S’mbetesh kurrë , pa këngë e valle
Dhe me plagë , ti gjënë shërime.

Sado , që të hapen degët
Prap nga rrënjët , marin jetë
Dhe nëna i do të vetët
Që , t’i rritë me shëndetë.

Jemi një popull me fat
Që , kemi nënë Shqipërin
Këtu shpirti gjenë rehat
Dhe syri gjenë bukurin.

………. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: