November 21, 2024

Ndrin, si hënë nëpër lëmënjë – Adem Nuhaj

……… Ndrin , si hënë nëpër lëmënjë ……..

Si , flutur nëpër brezare
E mbledh grurin duke korrur
Hajde , ngjity lart në stane
Shlodhu pakë , se mos je lodhur.

Dhe moti , sikur po nxihet
Retë , po mblidhen majë malit
Mbase të zë shiu , s’i dihet
Të njombë palat e fustanit.
Po , të zuri shiu në lëmë
Mos , të njombë ato gërsheta
Mos ngurro , hajde në tëndë
Se , kam vëndë dhe për dy veta.

Rrim të dy , tek tënda ime
Sa , dhe shiu të pushoj
Po pate fohtë , drithërime
Unë , me gunë do të mbuloj.

Me ty , do këmbej behar
Do ta tregoj , kur të vishë
Se , jam djal çoban beqar
Prandaj qejfin , mos ma prishë.

Djersa mbi ball , ty të ndrin
Trupit yt mbuluar nga nuri
Moj mike , në syrin tim
Ke mbetur , je bërë hal gruri.

Trupin ngjalë e bel këputur
Për ty , unë jam në zeval
Kur del , si hënë në të dukur
Brinjë më brinjë e arë më arë.

Nën fustan , ku janë futur
Kashta të prek ata gjinjë
Kokrre grurit me bukë mbushur
Kokën poshtë , ata kallinjë.

Me shamin lidhur në gushë
Lartë e poshtë nëpër brezare
Mos je thëllëza në fushë
Apo , sorkadhja në male.

Këndoje duke punuar
Sytë , si ty nuk më kanë zënë
Flakërin drapëri në duar
Ndrin , si hënë nëpër lëmënjë.

……… Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: