S’po më ikte nata… – Adem Nuhaj
……… S’po më ikte nata ………
Gjurmën tënde ndiqte
Syri im , nga shkonte
Hëna nëpër shtigje
Rrugën më tregonte.
Një lule vetmuar
Në krua kish mbir
Mos kishie veruar
A ujë kishie pir.
Edhe zogjtë e pyllit
Për ty , unë i pyeta
Dhe dritën e yllit
Por , ty nuk të gjeta.
Ndeza një cigar
Rrija i menduar
Vall , këtë behar
Nga do kishie shkuar.
Rrija majë një guri
Ashtu , në mendime
Sa , nata më zuri
Nëpër përcëllime.
Ashtu , si pa dashur
Gjumi më kish zënë
Ti , më kishie ardhur
Në ëndërr , si mbrëmë.
Me fustan të veshur
Siç të pashë die
Më rrije e qeshur
Mbi mua , si hije.
S’po më ikte nata
S’po rrija i qetë
Syrin , unë kur hapa
Ti , ishie vërtetë.
N’atë rrëzë guri
Pak gjumë , kishia fjetur
Ty , rruga të pruri
Vetë më kishie gjetur.
Të shihja me ëndje
Syve , s’u besova
Por , m’u mbushë kjo mëndje
Kur , buzën provova.
……… Adem Nuhaj ……..