November 21, 2024

Nga ty trëmben dhe rrufetë – Adem Nuhaj

…….. Nga ty trëmben dhe rrufetë ………

E mora rrugën e malit
Nëpër hije , rrëzë më rrëzë
Mbi shkëmb , në hije të prrallit
Për bela , pashë një thëllëzë.

Ìshte një thëllëzë me pika
Syrin , si me laps të shkruar
Bëjë të ikja , por dotë s’ikja
Ai sy , më kish gozhduar.

Ajo bukuri e sajë
Të ikja tutje , s’më linte
Ngulej , si shigjet me majë
Kur , syrin nga mua hidhte.

Ndaj vendosa të qëndroja
Se dhe vapa , po shtërngonte
Me thëllëzën të veroja
Ku , burim i ftohtë buronte.

Me sy , sikur më përpiu
Thashë , ç’më gjeti kjo bela
Ç’të , të bëjë tani i ziu
Mëduket , rashë në sevda.

Fjal e sajë , plagosi zëmrën
Thashë , se Dielli u coptua
Kur tha , djal hajde mba këngën
Se , ti je bilbil për mua.

Filloi , siç e ka zanatë
Kënga vinte me të hedhur
Buzë e sajë , buronte mjaltë
Mos hojet aty qenë derdhur.

Këtë zëmër që plagose
Të erdhi keqë , për mua
Me ato buzë e mjaltose
Dhe nga mjalti u shërua.

Ethet e gushtit m’i nxore
Me buzën tënde të nxehtë
Moj thëllëza pikalore
Nga ty trëmben dhe rrufetë.
Kokën vura pranë gjirit
Nën ata lisat e lashtë
Rrotull kënga e bilbilit
Sa mirë bëmë , që veruam bashkë.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: