December 3, 2024

Do të pyes, moj Hënë – Adem Nuhaj

……….. Do të pyes , moj Hënë ……….

Do të pyes , moj Hënë
Më thuaj të vërteta
Mos , sytë të kanë zënë
Një vajzë me gërsheta.

Sytë i ka gajtan
Në buzë , lulja çelur
Mos nga këto anë
Me ty , do ketë bredhur.

Mos thuaj , s’e kam par
Se , ti e ke shoqe
Se , vjet në behar
Të pashë , që u poqe.

Të pashë , natën von
Me atë , po lozje
Apo , s’më tregon
Se , bëhesh xheloze.

Po , ti nuk ke fajë
Moj , Hëna mbi male
Bukuri e sajë
Të thotë , mos dil fare.

Moj Hëna , që ndrin
Unë e di dhe vetë
Ti , tek ata gjinjë
Shdukesh dhe humbet.

Dhe në monopate
Kur , del natën vonë
Kur , bie mbi faqe
Rrugën e ndërron..

Shtegun ia kam zënë
Po e pres në krua
Të lutem , moj Hënë
Bëje , veç për mua.

Më trego folen
Ku fle , që ta mar
Dua , që ta gjej
Veç , këtë behar.

E ke nëpër rrëzat
Dhe nëpër livadhet
Këndon me thëllëzat
Kërcen me sorkadhet.

……….. Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: