Jam, mallakastrijot – Adem Nuhaj
……. Jam , mallakastrijot……..
Mallakastra ime
Do vij , ma ka ënda
Në ato burime
Ku , buron dhe kënga.
Do dalë nëpër kodra
Mbi majat e tua
S’më duket gjë bota
Para teje , mua.
Për ty , më delë loti
Se , aty kam ler
Dimëret e çdo moti
Aty , janë pranver.
O vënd i bekuar
Ëndërrat aty flenë
Me mall , të mbuluar
Aty , kanë folenë.
Shpirti më shërohet
Aty nëpër hije
Dhe ëndërra , kur zgjohet
Veç , aty më bie.
Ì shkoj nëpër mëndje
Kujtimet e mia
Kujtoj ato vënde
Ku shkoi fëmijria.
Me nur e mbuluar
Çdo gjë , aty gjenë
Nuk kanë të mbaruar
Frutat nëpër pemë.
Tek ty , Mallakastër
Rrinë mëndë e mia
Aty , në çdo vatër
Të pretë , bujaria.
Më pretë , dashuria
Që , më ka dhënë nëna
Nderi dhe dollia
Më pretë edhe kënga.
Larg teje , kur jam
Kudo nëpër botë
Me krenari them , jam
Mallakastrijot.
………. Adem Nuhaj ……..