November 21, 2024

Erdhe dhe më puthe – Adem Nuhaj

………… Erdhe dhe më puthe ……….

Erdhe dhe më puthe
Lartë , në ato stane
Në dhe , seç më fute
Por , prapë më ngjalle.

Ajo buzë e ëmbël
Sikur , mjaltë buronte
Godiste në zëmër
Por , prapë të shëronte.

Ajo buzë , ishte
Si , lule mbi brym
Për një çastë , të vdiste
Prapë , të jepte frym.

Më lërë , të qëndroj
Aty , poshtë qerpikut
Mbase i shpëtoj
Vapës së korrikut.

Aty , nën gushë
Them të , të zë hije
Po digjem në prushë
Në zjarr dashurie.

Sevdaja më bëri
Mos , ta ngas më udhën
Lotët , që bien lëri
Të më lagin buzën.

Sa mirë , që më erdhe
Tek ty , do mbështetem
Tek , të tuat ledhe
Aty , le të tretem.

Këto netë behari
Dua të mbyll sytë
Gjumi të më mari
Veç , tek gjiri yt.

Dhe zogjtë nëpër pemë
Donin , që të vinin
Të linin folenë
Bashkë me ne , të flinin.

Hëna , pesëmbëdhjeçe
Vërdall ne na vinte
Ikte kryeneçe
Bënte , sikur s’shihnte.

………… Adem Nuhaj ……….

Shpërndaje në facebook: