November 21, 2024

Jini bijë , Shqipërie – Adem Nuhaj

……… Jini bijë , Shqipërie ……..

Shqipëri , moj ç’është kjo plagë
Që , të mbanë duke lënguar
Nuk e di , a do jet largë
Ajo ditë , për t’u shëruar.

Është një plagë , çdo ditë kullon
Si hardhia , kur e pret
Ka shumë vite , të mundon
Kjo plagë , që quhet kurbet.

Të kanë prerë e sakatuar
Por , ke mbetur lis në shkëmb
Çdo dhimbje e ke shëruar
Por , kjo qënka plagë e rënd.

Ky kurbet , qënka si mole
Që , futet në dru të rëna
O moj kohë , ç’mënxyr na nxore
Që , të ha çdo ditë nga brënda.

Ku janë , ata djem azgan
Dhe ato lule , majë shkëmbi
Ky kurbeti qënka flam
Dal nga dal , po plaket vëndi.

Si pylli , që veshë malin
Ashtu është dhe jeta jonë
Po qe , se filiza s’dalin
Ai pyll , më s’ekziston.

Si shqiptar , prapë besim kam
Se , shqiptari do gjejë forca
Të shkretë , s’do ta lërë vatan
Se , si nëna s’bëhet bota.

Mbase , ju duket rehatë
Nëpër botë edhe më mirë
Por , këtu merni uratë
Veç kjo nënë , ju thotë ..o birë.

Moj rinia shqipëtare
Nëpër botë , ngado mësoni
Ju bëjë thirrje atdhetare
Shqipërin , mos e harroni.

T’i shkrini , për vëndin tuaj
Ato mëndë dhe ato dije
Mos rrini në dhe të huaj
Jini bijë , Shqipërie.

………… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: