Fshati im i bukur – Adem Nuhaj
……… Fshati im i bukur ………
Fshati im i bukur
Rri , duke menduar
Do bijtë , për t’i puthur
Se , larg i kanë shkuar.
I vetëm , ka mbetur
Ai kroi i mirë
S’ka më buzë , të etur
Ujë , për të pirë.
Kujtoj ato ara
Plotë me bereqet
Sot , s’dinë ç’është fara
Kanë mbetur , si shkret.
Pjergullat në pemë
Sikur , po vajtojnë
Zgjohen edhe flenë
Një dorë , nuk shikojnë.
Lisi , hije rëndë
Duket i mërzitur
S’bëhet më kuvëndë
Nga pleqtë , që kanë ikur.
Xhamia është tretur
Ka qënë , tek ky lis
Ndaj emri , ka mbetur
Lisi i xhamis.
Rrotull lisit rrin
Dhe varret , të heshtur
Prehen në lëndin
Shumë jetë , duke “fjetur”.
Dihet , pleqërin
Do ta merte koha
Por , qajmë për rinin
Që , po na mer bota.
Dera pretë , të hapet
Bujkun e pretë ara
Zjarr kërkojn oxhaqet
Fëmijë , pretë mëhalla.
………. Adem Nuhaj ……