Mëmëdhe , o mëmëdhe – Adem Nuhaj
………… Mëmëdhe , o mëmëdhe ……….
Do të shkruaj për mëmëdhen
Sa , ngjitë gjuha , kur e thotë
Se , këtu kemi folen
Të shëron e të mban ngrohtë.
Mëmëdhe , quhet vëndi
Ku , ti lind e të mbin dhëmbi
Ku , ti ke fisin e rrënjës
Ku flitet , gjuha e nënës.
Ku , ke fis edhe ke far
Atje , ku ti ke lënë vatrat
Ku , të njeh ç’do trung e strrall
Ku , të njohin edhe shkarpat.
Këtu shpirti gjen rehatë
Dhe , si qëngj gjumin e bënë
Këtu balta duket mjaltë
Këtu kemi babë dhe nënë.
Kemi djepin , ku u rritëm
Këtu kemi rrënjët tona
Bujarin edhe traditën
Këtu ka folen shqiponja.
Mëmëdhe , një emri ç’muar
Ti , për ne je krenaria
Këtu kurrë , nuk kanë munguar
Trimëria , dituria.
Je i mbushur , si thesar
Me historira dhe bëma
Këtu shpirti gjenë behar
Nga adetet dhe nga kënga.
Mëmëdhe , o mëmëdhe
Na ke bijë , të kemi mëmë
Do të ruajmë , kështu siç je
Të humbasësh , nuk të lëmë.
………. Adem Nuhaj ………