Erdha bashkë me Hënën – Adem Nuhaj
………. Erdha bashkë me Hënën ………
Kujtoj ato vite
Në Gushtin me Hënë
Rrugës ti më ikje
Shkoje në lëmënjë.
Fustanin me lule
Shamin pëmbi ball
Shkoje asaj udhe
Dhe shihje vërdall.
Lartë , në korie
Unë culës i bija
Doja të më shihje
Doja të të shihja.
Shkoje anës pyllit
Sikur , nuk shikoje
Por , me bishtë të syrit
Mua më vështroje.
Ìkje përmbi lule
Në atë lëndin
Kur , kalove tutje
Më ngrite shamin.
E ndriçoje natën
Më shumë , se sa Hëna
Vanë mëndë , vajtën
Në buzë , më ngriu kënga.
Me shoqet në lëmë
Si , flutur punoje
Si , e larë në Hënë
Vetëm , ti dalloje.
Ç’të bëja , nuk dija
Vetëm , lartë tek stani
Vendosa të vija
Le , të na dalë nami.
Erdha bashkë me Hënën
Në lëmë , ku punoje
Ti , plagose zëmrën
Ti , do ma shëroje.
S’u bëre xanxare
Pranë m’u afrove
E pe , që më vrave
Prandaj , nuk ngurrove.
…….. Adem Nuhaj …….