Pas gjurmëve të tua – Adem Nuhaj
………… Pas gjurmëve të tua ……….
Pas gjurmëve të tua
Unë rrugën e ndoqa
Më çuanë , në krua
Por , ty nuk të poqa.
Piva ujë , qesh tharë
Sa , po më shijonte
Se , aty më parë
Kish pirë , buza jote.
Prapë , rrugën e nisa
Unë , ty për të zënë
Në pyllin me lisa
Aromë kishe lënë.
Këmba ime shkelte
Mbi gjethe , mbi lënde
Derman , nuk po gjente
Pas aromës tënde.
Ndënja , u mbështeta
Pakë , atje tek guri
Varur , në degë gjeta
Mollë e kulaç gruri.
I mora me vete
Dhe prapë , bëra këmbë
Për mua peshqeshe
Ti , i kishie lënë.
Gjesdisa në gërxhe
Në gryka , në pllaja
Atë gjurmën tënde
Nga sytë , nuk e ndaja.
Të kishte çuar vapa
Në një rrëzë lajthie
Ashtu , si sorkadhja
Po , rrije në hije.
Ndrinte trupi yt
Si , një yll mëngjesi
Fati atë ditë
Sa shumë , që më qeshi.
Shumë shtigje kalova
Nëpër kodra , male
Por , kur të takova
Lodhja iku fare.
………….. Adem Nuhaj ……….