Ah kurbet , një plagë e rënd – Adem Nuhaj
……….. Ah kurbet , një plagë e rënd ………..
Ìku , iku dhe kjo verë
Syri i nënës mbeti tharë
Natë e ditë mbeti në derë
Asnjë nip , as mbesë parë.
Mbetur vetëm , si kërcure
E lodhur , tretur nga malli
Të , të puthë një fëmi çupe
Të , të puthë një fëmi djali.
Mbledhur fruta duke qar
Ì ka mblojtur , në sepete
Mos vinit këtë behar
Me dorën e saj , t’ua jepte.
Shkuanë muaj , u bënë vite
Mbetur vetëm , ajo nënë
Në kurbet fëmijtë i rrite
O djal , nëna s’ua ndjeu zënë.
Do të iki e malluar
Mjalti , mjaltit larg ngeli
Shpirt dhe zëmër përvëluar
Asnjëherë , s’i përkëdheli.
Kanë ikur dritat e syrit
Nga Vermoshi gjerë në Dropull
Ì mbetën përtej kufirit
Nëna do ik e pangopur.
O ju bij edhe bija
Ju thërret zëri i nënës
Do të shoh , sa është fëmija
Se , e ka ilaç të zëmrës.
Priti nëna shumë behar
T’i vinte , bija dhe biri
Sa , mosha e çoi në varr
Por , prapë atje i qanë syri.
Ah kurbet , sëmundje rënd
Na ke lënë shumë pengje
Nga malli shpirti na dhëmb
Nga bive , o farë e keqe.
………. Adem Nuhaj ………