Ç’bënë kështu , more njeri ? – Adem Nuhaj
……. Ç’bënë kështu , more njeri ?…….
Pse or ti , njeri i mirë
Pse bëhesh i ligu vetes
Pse , po bëhesh për sehirë
Pse , ke ndjenjën e së keqes.
Çfajë të kanë lisat në male
Që , i zhurite në flakë
Pse ja prishe atë valle
Sorkadhes , qafëgjatë.
Pse ja prishe bukurin
Natyrës , dhuruar nga zoti
Është jetë për njerëzin
Mos do , të na mbyt karboni.
Ç’bënë kështu more njeri
Pse i djegë , kafshet e mjera
Ato janë me shumë dobi
Edhe , pse duken të egra.
Thirri pakë , asaj ndërgjegje
Thirri pakë, asaj mëndje
O njeri , ktheu në vetëvete
Mos të vuajmë për fajën tënde.
Pisha , lisi , ahu thërretë
Ç’të kamë bërë , more njeri
Ne, veç të kemi dhënë jetë
Pse na bëre , shkrumb dhe hi.
Nxehet mali, sa s’pëlqet
Pse e prishë, kurorën time
Unë e kishia për lezet
Ti njeri , gjeje shërime.
Edhe unë,si një poet
Bashkoj zërin , me natyrën
Bashkë , ta ruajmë këtë planet
Mos t’ja nxijmë , më fytyrën.
……… Adem Nuhaj ……..