November 21, 2024

Me të huajn , kini mënd – Adem Nuhaj

……….. Me të huajn , kini mënd ………..

Pse u bëre , han pa portë
Moj e mjera , Shqipëri
Vjen dhe hyn çdo sorollopë
S’të pyet fare , kush je ti.

Pse këta politikan
Nuk të dalin dotë , për zot
E din , si është mbrojtur ky vatan
Veç me gjakë dhe me barot.

Ku është zëri këtij shteti
Shkopin , qëntë mos t’ja han
Pse ka rënë autoriteti
Jemi , a s’jemi sovran.

Mos t’ju hedhin hirin syve
Ata , nga përtej kufirit
Veç interesat e tyre
Ata mbrojnë , si dritë e syrit.

Ì provoni , sa na duanë
Po , t’u preket interesi
Thua ti , mos u harbuanë
Sikur u futë , specë djegsi.

Se , ç’kanë bërë , i kemi parë
Gjoja duanë , paqe gjithë botën
Veç kanë prer edhe kanë vrarë
Pastaj thonë , hënkshi kokën.

Shihni pak , kohën e shkuar
Gjithë ata patrijot
Sa , janë vrarë e sakatuar
Që , vëndit t’i dilnin zot.

Për amanetin e lënë
Ata , sot rënkojnë tek varri
Shqipërin e kini nënë
Ruaje , mos ta haj zagari.

Me të huajn , kini mënd
Se është , si grëmi në arë
Që , kërkon një copë vënd
Pastaj shtohet , pa kararë.

Se , dhe gjaku i shqiptarit
S’duron , po i re në hakë
Çon shkëndi , si gur i strrallit
Si baruti , ndizet flakë.

Jo , se s’duamë fqinjësi
Jemi popull i miqësis
Por , çdo shteg ka një kufi
Të njihet , i zoti shtëpis.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: