November 21, 2024

Mike moj , po thyhet nata – Adem Nuhaj

…….. Mike moj , po thyhet nata ……..

Kur , Hëna doli mbi maja
Dhe qielli u mbushe me yje
Dhëntë i qepa lartë në pllaja
Vetë mbaja krahun e tyre.

Shkoja pas kopes , së madhe
Këmborët ëmbël më binin
Duartë lidhur , pas kërrabe
Dhe qëntë , pas meje vinin.

Nëpër ditët e beharit
Dhëntë i çoj , kur bie nata
Që , të hanë majën e barit
Se , gjatë ditës i zë vapa.

U ngjita , në ato male
Ku , bletët mjaltosin shkëmbin
Yjet në qiell , si në valle
Kurse , Hëna ndrinte vëndin.

Dal nga dal , ktheva kopenë
Dhe e ula përmbi fshatë
Mëndja më shkoj , ku po flenë
Sytë e tu , në atë shtratë.

Mora culën dhe i rashë
Mbi korie , tek btegorja
Nga dritë e hënës të pashë
Kur me culë , unë ty të zgjova.

Me flokët e zhabrovitur
Dole , po rrije në shkallë
Nga kodra , ku isha ngjitur
Të shihja dhe nxirja mallë.

Si , dëborë zbardhonte gjiri
Lumë o lumē , ç’kishte bërë nëna
Mua , m’u verbua syri
Nga ty , u zhduk edhe Hëna.

Nga lulet , që kishin mbirë
Ktheva ballin e kopes
Që , të shihkoja më mirë
Erdha afër penxheres.

Mike moj , po thyhet nata
Hape penxheren nga lëma
Se , dhëntë do ti çoj tek vatha
Më bëjë vënd , që të vij brënda.

O çoban , o sorkadh mali
Si zog , po më dridhet zëmra
Pritëm , se do vij tek stani
Se , këtu na shikon nëna.

……… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: