November 21, 2024

Lozje në lëndin – Adem Nuhaj

…………. Lozje në lëndin …………

Të shihja me ëndje
Të shihja me mall
Ndiqja gjurmën tënde
Kur , shkelte mbi bar.

Lozje në lëndin
Lozje , si sorkadhe
Flokun trendelin
Trupin , si lastare.

Belin e këputur
Fustani , lartë gjunjve
Dukeshe , si flutur
Kur , lozje mbi lule.

Vendin e ndriçoje
Porsi rreze dielli
Vall , nga dheu dole
Apo , re nga qielli.

Floku , herë derdhur
Mbi gjoksin e ngritur
Bërë sy e vetull
Si , me dorë skalitur.

Lulet , si val deti
Ti , lule mbi val
Ç’të bëja i shkreti
Ku , të shkoja vall.

M’u bëre peshqeshë
Si , hala në sy
Syri , buza qeshë
Kur , të shikojn ty.

Më more me vete
Me lajkat e tua
Si , dallgët në dete
Më rrëmbeve mua.

U bëra , si zog
Për ty gjeraqin
U ula mbi flokë
Qëndrova mbi gjinjë.

Një pikë , ujë e doja
Por , nuk kishte krua
Ndaj dhe unë qëndrova
Tek buzët e tua.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: