Më shikon në sy – Adem Nuhaj
………… Më shikon në sy ………..
Më shikon në sy
Buza pak e qeshur
Mua veç tek ty
Mëndja më ka mbetur.
Ke hedhur baluken
Si , streh përmbi ball
Aty do të futem
Gjumi të më mar.
Shikoj trupin tënd
Si , shufre lajthis
Sorkadhe mbi shkëmb
Kunadhe në lis.
Me atë buzëqeshjen
Tek buzët e tua
Do vij të shuaj etjen
Mos më ço në krua.
Në dritën e yllit
Xixëllonjë më dukesh
Herë del para syrit
Herë , si hije zhdukesh.
Kur del bashkë me Hënën
Hëna ikën fare
Ngado , ku hedhë këmbën
Ndriçon këta male.
Flladi , pak i ftohtë
Kur , të zë në brinjë
Disa fije flokë
Seç , ti hedhë mbi gjinjë.
Fustani mbi gjunjë
Ì veshur , me pika
Shoh , po ç!të bëjë unë
Si kandil u fika.
Shpirti përvëluar
Derman nuk po gjenë
Zëmre drithëruar
Gjunjët , seç m’u prenë.
Si , rrufe në male
Ndeze zjarrin ti
Më rrëmbeu për fare
Ajo bukuri.
………. Adem Nuhaj ………