November 21, 2024

Të dua, moj mike – Adem Nuhaj

……… Të dua , moj mike ……..

Aty përmbi ball
Ç’nur të paska rënë
Mos je larë me ar
A je ngjyer në Hënë.

Rinë nën vetull
Dy sy , si të shkruar
Si , ullinjë të pjekur
Me qerpikë rrethuar.

Dhe të tuatë faqe
Si , dy faqe mali
Plotë me manushaqe
Ku , të mbytë nektari.

Ajo qafë e gjatë
Dëbora në gushë
Sikur buron mjaltë
Kënga nëpër buzë.

Poshtë , tek ata gjinjë
Freski , si buronja
Si , në një luginë
Ku , të mbytë aroma.

Ti je gjithë nure
Hedhur , si lastar
Floku yt mbi supe
Derdhur , si ujëvar.

Dhe rrezet e Diellit
Mbu ty , kur të bienë
Ngjyrat e ylberit
Veç tek ty i gjenë.

Të dua , moj xhan
Të dua , moj mike
Hajde më rri pran
Mos u bëjë nevrike.

Se , tani je rritur
Hajde mos bëjë naze
Çere e mërzitur
Ty nuk të shkon fare.

Si , flladi nga mali
Kur , vjen dhe puthë fushën
Do vij m’u dogjë xhani
Më lërë të puthë gushën.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: